1 Tetor, 2026

Nisim nga lagjja jonë për një Shkup më të pastër!

Më 30.09.2026, u realizua aksioni i parë ekologjik për pastrimin e qytetit të Shkupit, në të cilin u përfshinë vullnetarët dhe të punësuarit e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Organizata Komunale Çair.

Ekipet tona ishin në terren në tri lokacione në territorin e Komunës së Çairit:

📍 rreth SHMQSH-së „Zef Lush Marku“
📍 rreth SHMQSH-së „Cvetan Dimov“
📍 rreth Komunës së Çairit dhe Parkut të Çairit

Në aksion u përfshinë vullnetarët e rinj nga shkollat, vullnetarët e OККК Çair dhe të punësuarit, të cilët së bashku kontribuuan për një mjedis më të pastër dhe më të rregulluar. Por, aksione të tilla nuk kanë të bëjnë vetëm me mbledhjen e mbeturinave. Ato janë një mundësi për të treguar se ndryshimi fillon nga ne. 🌿

💚 Një qytet i pastër nuk është vetëm një qytet i bukur – por një qytet ku të gjithë duam të jetojmë. Një aksion mund të mos e ndryshojë të gjithë qytetin, por shumë njerëz me të njëjtin qëllim mund të bëjnë ndryshimin.

< kthehu mbrapa