
Ngjyrat e vjeshtës, kreativiteti dhe shoqërimi ndërmjet brezave!
Më 14.10.2026, vullnetarët e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Organizata Komunale Çair, së bashku me shfrytëzuesit e Qendrës për Qëndrim Ditor për Persona të Moshuar për Plakje Aktive – Çair, realizuan një punëtori kreative të mbushur me buzëqeshje, shoqërim dhe frymëzim vjeshtor. ![]()


Përmes krijimit të punimeve me motive vjeshtore, pjesëmarrësit patën mundësinë të shprehin kreativitetin e tyre, të ndajnë përvoja dhe histori jetësore, si dhe të krijojnë kujtime të bukura. Punëtoria ishte një tjetër mundësi e mrekullueshme për afrimin e brezave, duke na kujtuar se shoqërimi, mirëkuptimi i ndërsjellë dhe momentet e përbashkëta janë të vlefshme në çdo etapë të jetës.
Çdo punim i realizuar mbart një pjesë të dashurisë, kreativitetit dhe kujtimeve të cilat do të mbeten në zemrat e të gjithëve. ![]()



































