2 Nëntor, 2026

Kontributi im është i rëndësishëm – sepse shëndeti mendor ka rëndësi!

Më 30.10.2026, me rastin e shënimit të 10 Tetorit – Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, në Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Organizata Komunale Çair, u realizua një punëtori e dedikuar për promovimin e shëndetit mendor dhe mirëqenies së punonjësve.

Punëtoria me temë „Kontributi im është i rëndësishëm“ u realizua nga Jana Zengovska, psikologe dhe psikoterapiste. Përmes ushtrimeve interaktive, bisedave të hapura dhe shkëmbimit të përvojave, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen me rëndësinë e shëndetit mendor dhe mirëqenies psikosociale, si dhe me rolin e tyre në jetën e punonjësve dhe vullnetarëve të Kryqit të Kuq.

Jemi të vetëdijshëm se kujdesi për të tjerët fillon edhe me kujdesin ndaj vetes. Prandaj, krijimi i një mjedisi të shëndetshëm, mbështetës dhe pozitiv të punës është pjesë e rëndësishme e misionit tonë të përbashkët.

Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për Jana Zengovskën për profesionalizmin, përkushtimin dhe njohuritë e ndara me ne, si dhe për krijimin e një atmosfere të këndshme, në të cilën secili pjesëmarrës pati mundësinë të reflektojë mbi mirëqenien personale dhe kontributin e tij.

< kthehu mbrapa