14 Tetor, 2026

E mërkura e dytë në aksion për një Shkup më të pastër!

Me iniciativën e Qytetit të Shkupit, edhe këtë të mërkurë vazhdojmë aksionin për pastrimin e mjedisit, ku vullnetarët tanë nga KKRMV-së – Organizata Komunale Çair, SHMQSH „Zef Lush Marku“ dhe SHMQSH „Cvetan Dimov“, edhe një herë me përkushtim kujdesen për lagjen e tyre dhe hapësirën ku jetojmë çdo ditë.

Besojmë se ndryshimet fillojnë nga vetë ne, nga rrugët, parqet dhe hapësirat ku kalojmë kohën çdo ditë. Me çdo aksion japim një kontribut të vogël, por të rëndësishëm për një mjedis më të pastër, më të rregulluar dhe më të shëndetshëm.

🏡 Sepse kjo është lagjja jonë, qyteti ynë dhe përgjegjësia jonë e përbashkët – duam që të mbetet i pastër, i rregulluar dhe i përkryer!

< kthehu mbrapa