
489 pako humanizmi – së bashku bëjmë ndryshimin!
Me rastin e shënimit të Javës për luftë kundër urisë (16–22 tetor), Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut – Organizata Komunale Çair, në bashkëpunim me shkollat fillore në territorin e Çairit, Butelit, Çuçer Sandevës dhe Shutës së Orizarit, realizoi një kampanjë për grumbullimin e produkteve ushqimore nën moton „Mendoni edhe për ne“.
Në kampanjë morën pjesë shkollat fillore: SHFK „Zhivko Brajkovski“, SHFK „Shën Kirili dhe Metodi“, SHFK „Imri Elezi“, SHFK „Liria“, SHFK „Panajot Ginovski“, SHFK „Aco Shopov“, SHFK „Aleksandar Urdarevski“, SHFK „Adem Jashari“, SHFK „Jashar Bej Shkupi“, SHFK „Shën Klimenti i Ohrit“, SHFK „Vëllezërit Ramiz dhe Hamid“, SHFK „Ismail Qemali“, SHFK „Vasil Glavinov“, SHFK „Goce Dellçev“, SHFK „Tefejuz“, SHFK „Vizbeg“ dhe SHFK „Hasan Prishtina“, ndërsa të gjitha pakot e grumbulluara nga shkollat ishin të dedikuara për fëmijët nga familjet në rrezik social të vetë shkollave.
Krahas shkollave fillore, në kampanjë u përfshinë aktivisht edhe pjesëtarët e MPB-së – Njësia Speciale Antiterroriste „Tigar“, të cilët dhuruan produkte ushqimore të dedikuara për mbështetjen e familjeve në rrezik social, të evidentuara në bazën e të dhënave të Organizatës Komunale të Kryqit të Kuq – Çair.
Falë angazhimit të përbashkët dhe humanizmit të të gjithë pjesëmarrësve, u përgatitën gjithsej 489 pako me produkte ushqimore.
Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për pjesëtarët e MPB-së – NSA „Tigar“, të gjitha shkollat, nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit që u përfshinë në kampanjë dhe kontribuuan në suksesin e kësaj iniciative humanitare.
Të vazhdojmë të ndajmë, të ndihmojmë dhe të jemi humanë!









































