19 Tetor, 2026

Solidariteti na bashkon, humanizmi na lidh!

Të premten, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut – Organizata Komunale Çair pranoi një donacion nga Lëvizja ZNAM – Butel, i dedikuar për mbështetjen e familjeve në rrezik social në territorin e komunave Çair, Butel, Çuçer-Sandevë dhe Shuto Orizarë.

Donacionet e tilla kanë një rëndësi të madhe, sepse përfaqësojnë shumë më tepër sesa ndihmë materiale – ato janë shprehje e kujdesit, mbështetjes dhe shpresës për familjet që përballen me sfida të përditshme. Me çdo gjest human dërgojmë mesazhin se askush nuk duhet të ndihet i harruar dhe se së bashku mund të sjellim ndryshime të vërteta në jetën e atyre që kanë më së shumti nevojë për ndihmë.

Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë ndaj kryetarit të OK të ZNAM – Butel, Igor Trajanovski, si dhe ndaj të gjithë qytetarëve humanë, të cilët me solidaritetin dhe përkushtimin e tyre mbështetën dhe realizuan këtë aksion për grumbullimin e donacioneve.

< kthehu mbrapa