19 Tetor, 2026

Nga Xhamia e Mustafa Pashës – një mesazh humanizmi dhe solidariteti!

Më 16.10.2026, për herë të parë në ambientet e Xhamisë së Mustafa Pashës në Shkup, u realizua një aksion për dhurimin e gjakut, i cili edhe një herë dëshmoi se humanizmi, solidariteti dhe dëshira për të ndihmuar nuk njohin kufij. Në aksion morën pjesë 29 dhurues të gjakut, prej të cilëve 27 dhuruan me sukses gjak, duke dhënë kontributin e tyre në shpëtimin e jetëve njerëzore. 🩸

Ky aktivitet humanitar u realizua me sukses në bashkëpunim me Myftininë e Shkupit dhe Këshillin e Xhamisë së Mustafa Pashës, të cilëve u shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për mbështetjen, përkushtimin dhe kontributin e përbashkët në realizimin e kësaj nisme të rëndësishme. Gjithashtu, vlerësojmë edhe punonjësit e Institutit të Mjekësisë së Transfuzionit, profesionalizmi, ekspertiza dhe përkushtimi i të cilëve janë pjesë e pandashme e realizimit të suksesshëm të çdo aksioni për dhurimin e gjakut. ❤️

🙏 Mirënjohje për të gjithë dhuruesit e gjakut, të cilët me humanizmin e tyre përcollën një mesazh të fuqishëm se një dhurim mund të nënkuptojë një mundësi të re për jetë!

Shpresojmë që ky aksion i parë i përbashkët të shndërrohet në një aktivitet tradicional, përmes të cilit së bashku do të vazhdojmë të promovojmë humanizmin dhe të rrisim ndërgjegjësimin për rëndësinë e dhurimit të gjakut.

< kthehu mbrapa