8 Tetor, 2026

Edhe unë (mund të jem) jam vullnetar – Java e të rinjve

Tradicionalisht, nga 1 deri më 7 tetor, në Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut shënojmë Javën e të rinjve, ndërsa këtë vit nën moton „Edhe unë (mund të jem) jam vullnetar“.

Me këtë rast, të rinjtë nga KKRMV – Organizata Komunale Çair, më 06.10.2026, organizuan Forum Rinor kushtuar vullnetarizmit, aktivizmit rinor dhe rolit të të rinjve në të ardhmen e Kryqit të Kuq.

Në kuadër të forumit u diskutua mbi tri tema interesante dhe frymëzuese:

💬 Historia ime e vullnetarizmit
💬 Të rinjtë dhe vullnetarizmi
💬 Kryqi i Kuq në të ardhmen

Gjithashtu, u vendosën edhe 5 kënde informative, të dedikuara për disa nga fushat në të cilat vullnetarët e rinj janë veçanërisht aktivë:

🌍 Përhapja e njohurive dhe parimeve të Kryqit të Kuq
🩸Dhurimi i gjakut
⛑️ Ndihma e parë
🚨 Gatishmëria dhe veprimi gjatë katastrofave
🌱 Vullnetarizmi i gjelbër

Të rinjtë vullnetarë që vizituan aktivitetin patën mundësinë të njihen më nga afër me aktivitetet e ndryshme, të shkëmbejnë ide dhe përvoja, si dhe të mësojnë se si secili prej tyre mund të përfshihet, të kontribuojë dhe të bëhet pjesë e ndryshimeve pozitive në komunitetin e tij.

Sepse vullnetarizmi nuk është vetëm të ndihmosh. Është të përfshihesh, të mësosh, të krijosh dhe të frymëzosh.

< kthehu mbrapa