
Disa momente nuk maten me kohë, por me kujtime!
Dje, më 1 tetor, shënuam Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve – një ditë kushtuar të gjithë atyre që, me historitë e tyre të jetës, përvojën dhe urtësinë, lënë gjurmë tek brezat që vijnë. Me rastin e kësaj dite, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut – Organizata Komunale Çair, në bashkëpunim me Shtëpinë e të Moshuarve „Vita Ve“, organizoi një shoqërim të përbashkët me banorët e shtëpisë.

Së bashku me vullnetarët tanë, përmes bisedave, të qeshurave dhe momenteve të bukura të përbashkëta, banorët realizuan postera të bukur të cilët do të mbeten si kujtim nga ky takim. Në to mbetën gjurmët e duarve të tyre, mesazhet dhe një pjesë e zemrave të tyre – një kujtesë e thjeshtë, por e bukur se kujtimet më të çmuara krijohen kur jemi së bashku.


Brezat nuk duhet të ndahen nga vitet, por të lidhen përmes bisedës, vëmendjes dhe afërsisë njerëzore. Shkëmbyem përvoja, mësuam nga njëri-tjetri dhe krijuam momente që do t’i kujtojmë gjatë. I falënderojmë banorët dhe ekipin e „Vita Ve“ për mikpritjen dhe për mundësinë që breza të ndryshëm të bashkohen në një histori të bukur. ❤️




🌷 Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve!






























