9 Tetor, 2026

25 vjet SOS Fshati i Fëmijëve!

Ishte një nder i veçantë për ne të merrnim pjesë në shënimin e jubileut të 25-vjetorit të SOS Fshatit të Fëmijëve, një organizatë që me përkushtimin, humanizmin dhe kujdesin e saj lë gjurmë të rëndësishme në jetën e shumë fëmijëve dhe familjeve.

Me këtë rast, kryetari i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Organizata Komunale Çair, dr. Burak Shabani, pati nderin të pranojë statuetën për bashkëpunim dhe partneritet të suksesshëm, si mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm dhe përkushtimin e përbashkët ndaj vlerave humanitare. 🤝

SOS Fshatit të Fëmijëve i urojmë edhe shumë vite të suksesshme, të mbushura me dashuri, mbështetje dhe mundësi të reja për një të ardhme më të mirë për çdo fëmijë.

Urime jubileu!

< kthehu mbrapa