19 Shkurt, 2026

Të rinj, të motivuar dhe të gatshëm për ndryshim

Kryqi i Kuq në Aksion – Promovimi i Vlerave Humane tashmë 30 vite po zbatohet me sukses në kuadër të Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut. ✨

Programi paraqet një ndërthurje të edukimit dhe veprimit humanitar – pra lidhjen e teorisë me praktikën.

Në kuadër të Kryqi i KIuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut – Organizata Komunale Çair, më 16.02, 17.02 dhe 18.02 u realizuan me sukses tri trajnimet në gjuhën maqedonase, të udhëhequra nga diseminatorja Mihaela Stojanovska. 👩‍🏫

Përmes punës interaktive dhe një qasjeje frymëzuese, të rinjtë fituan njohuri dhe motivim për të reflektuar se në cilin drejtim do të veprojnë dhe në cilën fushë do ta drejtojnë angazhimin e tyre human. 🙌

Të rinjtë tanë janë të motivuar, të përgatitur dhe të bashkuar, me mbështetje të plotë nga sekretari dhe shërbimi profesional i organizatës. Në periudhën e ardhshme do të pasojnë aktivitete të orientuara drejt ndihmës aty ku është më e nevojshme. ♥️

< kthehu mbrapa