25 Shkurt, 2026

Të rinj të gatshëm të jenë shtytës të ndryshimeve pozitive

Në kuadër të programit Kryqi i Kuq në Aksion – Promovimi i Vlerave Humane (KKA–PVH), më 23, 24 dhe 25 shkurt u realizuan me sukses tri punëtoritë në gjuhën shqipe, të udhëhequra nga diseminatorja Emira Asani.

Përmes metodave interaktive të punës, diskutimeve dhe aktiviteteve ekipore, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen më thellë me vlerat humane, parimet e Kryqit të Kuq dhe rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të të rinjve në komunitet. 🤝

Me njohuritë e fituara dhe motivimin e lartë, të rinjtë tashmë janë të gatshëm t’i shndërrojnë idetë në veprime konkrete dhe të sjellin ndryshim pozitiv aty ku është më e nevojshme. ❤️

< kthehu mbrapa