
19 Shkurt, 2026
Motivuese për dhurimin vullnetar të gjakut në SHMQSH “Zef Lush Marku”
Më 05.02.2026 në SHMQSH “Zef Lush Marku” u realizua me sukses një punëtori motivuese për dhurimin vullnetar të gjakut, e zhvilluar nga motivatoret Emira Asani dhe Sara Jahiu. ![]()

Përmes një prezantimi edukativ, nxënësit patën mundësi të njihen me rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut dhe rolin e tij në shpëtimin e jetëve njerëzore. U diskutua për humanitetin, solidaritetin dhe ngritjen e vetëdijes tek të rinjtë.

Mirënjohje e madhe për shkollën për bashkëpunimin dhe për nxënësit për interesimin dhe pjesëmarrjen aktive.











































