24 Shkurt, 2026

Java e luftës kundër sëmundjeve kardiovaskulare

Këtë javë ia kushtojmë ngritjes së vetëdijes për sëmundjet kardiovaskulare – shkaku kryesor i vdekshmërisë në botë. Ato janë sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut, më së shpeshti të shkaktuara nga grumbullimi i depozitave yndyrore në arterie. Këtu përfshihen infarkti i zemrës, goditja në tru dhe sëmundje të tjera të zemrës dhe enëve të gjakut.

Faktorët më të shpeshtë të rrezikut janë: pirja e duhanit, ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, tensioni i lartë i gjakut dhe stresi. Deri në 80% e rasteve të parakohshme mund të parandalohen me zakone të shëndetshme jetese dhe kontrolle të rregullta.

🚨 Njihni simptomat me kohë!
Infarkti i zemrës: dhimbje ose presion në gjoks, dhimbje në krah, nofull ose shpinë, vështirësi në frymëmarrje, djersë të ftohta, nauze.
Goditja në tru: dobësi e papritur në fytyrë, krah ose këmbë (sidomos në njërën anë të trupit), konfuzion, vështirësi në të folur, humbje e ekuilibrit.

Në këtë drejtim, sot u mbajt një edukim për sëmundjet kardiovaskulare ❤️

Në SHFK “Shën Kirili dhe Metodi” – Kuçevishte sot u realizua me sukses një edukatë për sëmundjet kardiovaskulare, e dedikuar për stafin mësimdhënës.

Në ligjëratë morën pjesë gjithsej 15 mësimdhënës, të cilët patën mundësinë të njihen me:
🔹 faktorët e rrezikut për shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare
🔹 mënyrat e parandalimit dhe mbrojtjes
🔹 njohjen e simptomave të hershme
🔹 rëndësinë e stilit të shëndetshëm të jetesës

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekshmërisë, por me edukim dhe parandalim në kohë mund ta zvogëlojmë ndjeshëm rrezikun.

< kthehu mbrapa