10 Mars, 2026

Aksion për dhurimin e gjakut në Njësinë Speciale Antiterroriste “TIGRAT”

🐅 Në prag të shënimit të Ditës së Njësisë Speciale Antiterroriste “Tigrat” – 13 Mars, më 09.03.2026 në ambientet e tyre në Kazermën Ilinden u realizua një aksion për dhurim gjaku.

🩸 Aksioni u vizitua nga 60 dhurues gjaku, prej të cilëve 57 dhuruan gjak, me ç’rast u grumbulluan 57 njësi gjaku. Dhuruesit e gjakut edhe një herë treguan se humanizmi dhe solidariteti janë vlera që shpëtojnë jetë.

Pjesëtarëve të NSA “Tigrat” ua urojmë ditën e tyre dhe u shprehim mirënjohje të sinqertë për gjestin e tyre fisnik.

< kthehu mbrapa