
17 Marsi – Dita e themelimit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Dita e dhurimit të gjakut


Në 17.03.2026 me rastin e shënimit të Ditës së themelimit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ditës së dhurimit të gjakut, në Kryqin e Kuq të RMV – OK Çair u ndanë mirënjohje për dhuruesit e dalluar të gjakut të cilët në mënyrë të pandërprerë kanë dhuruar gjak 5, 10, 25, 50, 75 dhe 100 herë.



Këta njerëz humanë janë heronj të vërtetë të shoqërisë sonë. Përkushtimi, solidariteti dhe dëshira e tyre për të ndihmuar shpëtojnë jetë dhe japin shpresë aty ku është më e nevojshme.


Dhurimi i gjakut është një akt i humanizmit më të lartë – një gjest i vogël që për dikë do të thotë gjithçka. Prandaj, le të bashkohemi të gjithë këtij familjeje të madhe, të dhurojmë gjak dhe të vazhdojmë së bashku ta përhapim këtë mision fisnik. Secili mund të jetë heroi i dikujt.



Falë angazhimit të dhuruesve të gjakut dhe vullnetarëve, gjatë vitit 2025 janë realizuar:
– 811 aksione për dhurimin e gjakut
– 61.778 njësi gjaku të mbledhura
– 112,3% realizim i planit të paraparë
– 20 Organizata Komunale e tejkaluan planin vjetor
– 1.028 mirënjohje jubileare
– 3 punëtori për avancimin e dhurimit të gjakut
– 36 edukime ndërmjet bashkëmoshatarëve në 14 organizata komunale

Fjalimi i Sekretarit të Përgjithshëm të KKRMV-së me rastin e 17 Marsit – Dita e themelimit të KQ të KKRMV-së dhe Dita e dhurimit të gjakut – https://www.facebook.com/share/p/1GwPSTzh3m/
Video promovuese me rastin e Ditës së dhurimit të gjakut – https://www.facebook.com/share/v/18P1BdsprD/
Video promovuese nga Jasna Maneva – https://www.facebook.com/share/r/1Dk2u9T1dN/
Video promovuese nga Osman Elezi – https://www.facebook.com/share/r/1Lc9wT3NbH/
Video promovuese nga Aleksandra Gjorgjievska – https://www.facebook.com/share/r/1MdyfrnNUg/











































